Bateria dhe menaxhimi i energjisë
Pajisja juaj ka një bateri të integruar. Për ta përdorur atë sa më shumë, monitoroni
energjinë e konsumuar nga aplikacionet dhe veçoritë e ndryshme. Tiparet e kursimit të
baterisë në sfond aktivizohen në mënyrë të paracaktuar për t'ju ndihmuar të zvogëloni
konsumin e baterisë, si dhe ka regjime të tjera të disponueshme të kursimit të energjisë
për t'ju ndihmuar të zvogëloni më tej konsumin e baterisë kur është e nevojshme.
Tiparet e kursimit të energjisë ulin përparësinë për funksione të caktuara jo thelbësore të
pajisjes, si p.sh. cilësia e funksionimit të imazhit në nivel më të lartë, aktivitetet e rrjetit si
shërbimet e vendndodhjes, sinkronizimi i aplikacioneve dhe skanimi i Wi-Fi në sfond.
Nëse nuk dëshironi që ato të kenë ndikim te një aplikacion, mund ta përjashtoni atë në
menynë e Optimizimit të baterisë. Këto nuk kanë ndikim te telefonatat dhe mesazhet
SMS.
Përditësimet e sistemit mund t'i ndryshojnë tiparet e disponueshme të kursimit të energjisë në
pajisjen tuaj.
Për të parë konsumin e baterisë, kohën e vlerësuar dhe këshilla për kursimin e
energjisë
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Bateria. Shfaqet një pamje e përgjithshme
që tregon përqindjen e baterisë dhe një kohë të vlerësuar të baterisë.
3
Trokitni lehtë te
SHFAQ PËRD. E BATERISË për të parë një listë të tipareve dhe
shërbimeve që kanë konsumuar fuqinë e baterisë që nga cikli i fundit i ngarkimit.
Trokitni lehtë te një objekt për të marrë informacione se si të zvogëloni konsumin e
baterisë.
Për të parë konsumin e baterisë për aplikacionet
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Aplikacionet.
3
Përzgjidhni një aplikacion dhe rishikoni konsumin e tij të baterisë nën
Përdorimi i
baterisë.
Këshilla të përgjithshme të përdorimit për përmirësimin e rendimentit të baterisë
Këshillat e mëposhtme mund t'ju ndihmojnë që të përmirësoni rendimentin e baterisë:
38
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
•
Ulni nivelin e ndriçimit të ekranit; shikoni
Cilësimet e ekranit
në faqen 61.
•
Çaktivizoni Bluetooth®, Wi-Fi dhe shërbimet e vendndodhjes kur nuk keni nevojë
për këto tipare.
•
Fikeni pajisjen tuaj ose përdorni regjimin në aeroplan nëse jeni në një zonë pa
mbulim me sinjal ose me sinjal të dobët. Në rast të kundërt, pajisja juaj do të
skanojë vazhdimisht për rrjete të disponueshme dhe kjo konsumon energji.
•
Përdorni një rrjet Wi-Fi në vend të roaming kur jeni jashtë shtetit. Roaming skanon
për rrjetin tuaj bazë dhe ka kërkesa më të larta për baterinë, pasi pajisja duhet të
transmetojë me një energji dalëse më të lartë; shikoni
Wi-Fi
në faqen 50.
•
Ndryshoni cilësimet e sinkronizimit për postën elektronike, kalendarët dhe
kontaktet; shikoni
Sinkronizimi me llogaritë në linjë
në faqen 57.
•
Kontrolloni aplikacionet që kanë një konsum të lartë të baterisë dhe kini parasysh
këshillat për kursimin e baterisë që jepen në pajisjen tuaj për këto aplikacione.
•
Ndryshoni nivelin e njoftimeve për një aplikacion; shikoni
Njoftimet
në faqen 30.
•
Çaktivizoni lejen për bashkëndarjen e vendndodhjes për një aplikacion; shikoni
Cilësimet e aplikacionit
në faqen 63.
•
Çinstaloni aplikacionet që nuk po përdorni; shikoni
Ekrani i aplikacioneve
në
faqen 25.
•
Për dëgjimin e muzikës, përdorni pajisje pa duar origjinale të Sony. Pajisjet pa duar
konsumojnë më pak bateri se altoparlantët e pajisjes tuaj.
•
Rindizeni pajisjen herë pas here.
Për të bërë përjashtime për aplikacionet në tiparet e kursimit të energjisë
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Bateria.
3
Trokitni lehtë dhe përzgjidhni
Optimizimi i baterisë. Do të shikoni një listë të
aplikacioneve që nuk janë optimizuar.
4
Për të shtuar ose hequr aplikacione nga kjo listë, trokitni lehtë
APLIKACIONET
dhe përzgjidhni ose jo një aplikacion nga lista për të modifikuar cilësimet e
optimizimit të tij.
5
Lista e aplikacioneve që nuk janë optimizuar do të përditësohet në përputhje me
cilësimet tuaja.
Nuk mund t'i përjashtoni aplikacionet nga optimizimi nga regjimi Ultra STAMINA.
Mund të konfiguroni po ashtu
Optimizimi i baterisë nga Cilësimet > Aplikacionet > > Qasje e
veçantë.
Regjimi STAMINA
Në varësi të nivelit të regjimit STAMINA, tipare të ndryshme do të jenë të kufizuara ose të
çaktivizuara për të zvogëluar konsumin e baterisë. Këto përfshijnë cilësinë e funksionimit
të interpretimit, animacionin dhe ndriçimin e ekranit, përmirësimin e imazhit, sinkronizimin
e të dhënave të aplikacionit në sfond, dridhjet (përveçse për telefonatat në hyrje),
transmetimin e vazhdueshëm dhe GPS-në (kur ekrani është joaktiv). Në shiritin e gjendjes
shfaqet .
Nëse po e bashkëndani një pajisje me shumë përdorues, duhet të hyni si pronari, që është
përdoruesi kryesor, për të aktivizuar ose çaktivizuar regjimin STAMINA.
Për të aktivizuar ose çaktivizuar regjimin STAMINA
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Bateria.
3
Trokitni lehtë
Regjimi STAMINA dhe trokitni lehtë te rrëshqitësi për ta aktivizuar
ose çaktivizuar funksionin. Kur regjimi STAMINA është i aktivizuar, mund të zgjidhni
opsione të tjera, p.sh. mund ta rregulloni përqindjen e Nisjes automatike sipas
preferencave tuaja.
Në menynë Optimizimi i baterisë mund t'i përjashtoni aplikacionet nga optimizimi nga regjimi
STAMINA.
39
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Regjimi Ultra STAMINA
Kohëzgjatja e baterisë zgjatet shumë, por aplikacionet e disponueshme, të dhënat
celulare dhe Wi-Fi janë të çaktivizuara. Telefonatat dhe mesazhet SMS janë përsëri të
disponueshme. Ekrani bazë ndryshohet me në shiritin e gjendjes shfaqet .
Nëse po e bashkëndani një pajisje me shumë përdorues, duhet të hyni si pronari, që është
përdoruesi kryesor, për të aktivizuar ose çaktivizuar regjimin Ultra STAMINA.
Për të aktivizuar regjimin Ultra STAMINA
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Bateria.
3
Trokitni lehtë
Regjimi Ultra STAMINA dhe më pas trokitni lehtë AKTIVIZONI.
4
Konfirmoni për ta aktivizuar.
Nuk mund t'i përjashtoni aplikacionet nga optimizimi nga regjimi Ultra STAMINA.
Për të çaktivizuar regjimin Ultra STAMINA
1
Zvarriteni poshtë shiritin e gjendjes për t'u qasur në Panelin e njoftimeve.
2
Trokitni lehtë
Çaktivizoni regjimin Ultra STAMINA.
3
Trokitni lehtë
OK.
Çaktivizimi i regjimit Ultra STAMINA do të rinisë pajisjen.