Mirëmbajtja me anë të një kompjuteri
Xperia™ Companion
Xperia™ Companion është një shërbim softueri që ofron një koleksion veglash dhe
aplikacionesh që mund t'i përdorni kur lidhni pajisjen tuaj me një kompjuter. Me Xperia™
Companion, mund të kryeni këto veprime:
•
Përditësoni ose riparoni softuerin e pajisjes tuaj.
•
Transferoni përmbajtje nga pajisja juaj e vjetër duke përdorur Xperia™ Transfer.
•
Bëni kopje rezervë dhe riktheni përmbajtjen në kompjuterin tuaj.
•
Sinkronizoni përmbajtjen multimediale - fotografitë, videot, muzikën dhe listat e dëgjimit -
ndërmjet pajisjes tuaj dhe kompjuterit.
•
Shfletoni skedarët në pajisjen tuaj.
Për të përdorur Xperia™ Companion, ju nevojitet një kompjuter i lidhur me internetin, që
ekzekuton një nga sistemet operative në vijim:
•
Microsoft
®
Windows
®
7 ose i mëvonshëm
•
Mac OS
®
X 10.11 ose i mëvonshëm
41
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Mësoni më shumë dhe shkarkoni Xperia™ Companion për Windows në
http://support.sonymobile.com/tools/xperia-companion/ ose Xperia™ Companion për
Mac në http://support.sonymobile.com/tools/xperia-companion-mac/.
Menaxhimi i skedarëve me anë të një kompjuteri
Përdorni një lidhje me kabllo USB ndërmjet një kompjuteri me Windows
®
dhe pajisjes
tuaj për të transferuar dhe menaxhuar skedarët tuaj.
Pasi të lidhen dy pajisjet, mund të zgjidhni nëse dëshironi të ngarkoni pajisjen, të
transferoni skedarët apo ta përdorni për hyrjen MIDI. Kompjuteri juaj do ta zbulojë
pajisjen kur të përzgjidhni regjimin e lidhjes
Transferuar skedarë. Regjimi i paracaktuar i
lidhjes është cilësuar te
Karikuar këtë pajisje.
Me Xperia™ Companion mund të keni qasje te sistemi i skedarëve i pajisjes tuaj. Nëse
nuk e keni të instaluar Xperia™ Companion, ju kërkohet ta instaloni atë kur lidhni pajisjen
me kompjuterin tuaj.
Përdorni gjithmonë llojin e kabllos USB të projektuar për modelin tuaj Xperia™ dhe sigurohuni
që të jetë plotësisht e thatë.
Regjimi i lidhjes USB
Mund të përdorni regjimin e lidhjes
Transferuar skedarë për menaxhimin e skedarëve
dhe për përditësimin e softuerit të pajisjes. Ky regjim i USB-së përdoret me kompjuterët
me Microsoft
®
Windows
®
. Ngarkimi aktivizohet në mënyrë të paracaktuar.
Me regjimin
Përdorur pajisjen si MIDI, pajisja juaj mund të funksionojë si një hyrje MIDI
për aplikacionet e instrumenteve muzikore.
Për të ndryshuar regjimin e lidhjes USB
1
Vendosni një lidhës USB te pajisja juaj.
2
Zvarritni poshtë shiritin e gjendjes dhe më pas trokitni lehtë
Karikuar këtë pajisje.
3
Trokitni lehtë
Transferuar skedarë ose Përdorur pajisjen si MIDI sipas dëshirës.