Sony Xperia X - Menyja e ekranit bazë të Albumit

background image

Menyja e ekranit bazë të Albumit

Nga menyja e ekranit bazë të Albumit mund të shfletoni te të gjitha albumet e fotografive,

duke përfshirë fotografitë dhe videot e bëra me kamerën e pajisjes tuaj duke përdorur

efektet speciale, si dhe përmbajtjet që keni bashkëndarë në linjë nëpërmjet shërbimeve si

Picasa™ dhe Facebook. Pasi të keni hyrë në shërbime të tilla, mund të menaxhoni

përmbajtjen dhe të shikoni imazhet në linjë. Nga aplikacioni Albumi, mund të shtoni edhe

gjeoetiketa te fotografitë, të kryeni detyra bazë të modifikimit dhe të përdorni metoda si

teknologjinë pa tel Bluetooth® dhe postën elektronike për të bashkëndarë përmbajtjen.

1

Kthehuni tek ekrani bazë i aplikacionit të Albumit për të parë të gjitha përmbajtjet

2

Shikoni fotografitë dhe videot tuaja të preferuara

3

Shikoni të gjitha videot e ruajtura në pajisjen tuaj

4

Shikoni fotografitë tuaja në një hartë ose në pamjen e Globit

5

Shikoni të gjitha fotografitë dhe videot e bëra me kamerën e pajisjes tuaj duke përdorur efektet speciale

6

Shikoni të gjitha fotografitë dhe videot e ruajtura në pajisjen tuaj në dosje të ndryshme

7

Shikoni fotografitë dhe videot në pajisjet në të njëjtin rrjet

8

Hapni menynë e cilësimeve për aplikacionin e Albumit

9

Hapni mbështetjen në ueb

10 Lëvizni lart ose poshtë për të parë përmbajtjen

116

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të parë fotografitë nga shërbimet në linjë tek Albumi

1

Nga

Ekrani bazë, trokitni lehtë .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë

Albumi dhe më pas trokitni lehtë .

3

Trokitni lehtë te shërbimi i dëshiruar në linjë dhe më pas ndiqni udhëzimet në ekran

për të filluar. Shfaqen të gjitha albumet e disponueshme në linjë që keni ngarkuar

te shërbimi.

4

Trokitni lehtë mbi çdo album për të parë përmbajtjen e tij dhe më pas trokitni lehtë

mbi një fotografi në album.

5

Goditni lehtë majtas për të parë fotografinë ose videon pasardhëse. Goditni lehtë

djathtas, për të parë fotografinë ose videon e mëparshme.