NFC
Përdorni Komunikimin e fushës në afërsi (NFC) për të bashkëndarë të dhënat me pajisjet
e tjera, si p.sh. video, fotografi, adresa të faqeve të uebit, skedarë muzikorë ose
kontakte. Gjithashtu mund të përdorni NFC-në për të skanuar etiketat që ju japin më
shumë informacione në lidhje me një produkt ose shërbim, si dhe etiketat që aktivizojnë
disa funksione në pajisjen tuaj.
NFC-ja është një teknologji pa tel me një rreze maksimale prej një centimetër, kështu që
pajisjet që bashkëndajnë të dhënat duhet të mbahen pranë njëra-tjetrës. Përpara se të
mund të përdorni NFC-në, fillimisht duhet të aktivizoni funksionin e NFC-së dhe ekrani i
pajisjes duhet të jetë aktiv dhe i shkyçur.
Zona e zbulimit e NFC-së ndodhet në pjesën përpara të pajisjes. Mbajeni pajisjen tuaj
afër me një pajisje tjetër ose një lexues NFC që zonat e zbulimit të NFC-së të prekin
njëra-tjetrën.
125
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
NFC-ja mund të mos jetë e disponueshme në të gjitha shtetet ose rajonet. Duke përdorur
aplikacione të caktuara, disa funksione të NFC-së mund të aktivizohen edhe kur pajisja është e
fikur. Vini re se jo të gjitha pajisjet e mbështesin këtë tipar.
Për të aktivizuar ose çaktivizuar funksionin NFC
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Më shumë.
3
Trokitni lehtë te rrëshqitësi
NFC.
Për të bashkëndarë një kontakt me një pajisje tjetër duke përdorur NFC-në
1
Sigurohuni që të dyja pajisjet të kenë funksionin NFC të aktivizuar dhe që të dyja
ekranet të jenë aktive dhe të shkyçura.
2
Për të parë kontaktet, shkoni tek
Ekrani bazë, trokitni lehtë tek dhe më pas
trokitni lehtë tek .
3
Trokitni lehtë te kontakti që dëshironi të bashkëndani.
4
Mbajeni pajisjen tuaj dhe pajisjen marrëse afër njëra-tjetrës që zonat e zbulimit të
NFC-së të çdo pajisje të prekin njëra-tjetrën. Kur pajisjet lidhen, shfaqet një
miniaturë e kontaktit.
5
Trokitni lehtë te miniatura për të nisur transferimin.
6
Kur të mbarojë transferimi, informacionet e kontaktit ruhen në pajisjen marrëse dhe
shfaqen në ekran.
Për të bashkëndarë një skedar muzike me një pajisje tjetër duke përdorur NFC-në
1
Sigurohuni që pajisja juaj dhe pajisja marrëse të kenë të aktivizuar funksionin NFC
dhe që të dyja ekranet të jenë aktive dhe të shkyçura.
2
Për të hapur aplikacionin Muzika, trokitni lehtë dhe më pas gjeni dhe trokitni
lehtë .
3
Përzgjidhni një kategori të muzikës dhe shfletoni për te pjesa muzikore që
dëshironi të bashkëndani.
4
Trokitni lehtë mbi pjesën muzikore për ta riprodhuar. Më pas mund të trokitni lehtë
për të ndërprerë pjesën muzikore. Transferimi funksionon kur pjesa muzikore
është duke u riprodhuar, si edhe kur është ndërprerë.
5
Sigurohuni që pjesa muzikore të shfaqet në ekranin e plotë.
6
Mbajeni pajisjen tuaj dhe pajisjen marrëse afër njëra-tjetrës që zonat e zbulimit të
NFC-së të çdo pajisje të prekin njëra-tjetrën. Kur pajisjet lidhen, shfaqet një
miniaturë e pjesës muzikore.
7
Trokitni lehtë te miniatura për të nisur transferimin.
8
Kur të mbarojë transferimi, skedari i muzikës ruhet në pajisjen marrëse.
9
Për të shfaqur skedarin muzikor, trokitni lehtë dy herë te shiriti i statusit për të
hapur Panelin e njoftimeve dhe më pas trokitni lehtë dy herë te
Transferimi me
rreze i përfunduar.
126
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të bashkëndarë një fotografi ose video me një pajisje tjetër duke përdorur NFC-në
1
Sigurohuni që të dyja pajisjet të kenë funksionin NFC të aktivizuar dhe që të dyja
ekranet të jenë aktive dhe të shkyçura.
2
Për të parë fotografitë dhe videot në pajisjen tuaj, shkoni tek
Ekrani bazë, trokitni
lehtë tek dhe më pas gjeni dhe trokitni lehtë tek
Albumi.
3
Trokitni lehtë te fotografia ose videoja që dëshironi të bashkëndani.
4
Mbajeni pajisjen tuaj dhe pajisjen marrëse afër njëra-tjetrës që zonat e zbulimit të
NFC-së të çdo pajisje të prekin njëra-tjetrën. Kur pajisjet të lidhen, shfaqet një
miniaturë e fotografisë ose videos.
5
Trokitni lehtë te miniatura për të nisur transferimin.
6
Kur të mbarojë transferimi, fotografia ose videoja ruhet në pajisjen marrëse.
Për të bashkëndarë një adresë uebi me një pajisje tjetër duke përdorur NFC-në
1
Sigurohuni që të dyja pajisjet të kenë funksionin NFC të aktivizuar dhe që të dyja
ekranet të jenë aktive dhe të shkyçura.
2
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë tek .
3
Për të hapur shfletuesin e uebit, gjeni dhe trokitni lehtë te .
4
Ngarkoni faqen e uebit që dëshironi të bashkëndani.
5
Mbajeni pajisjen tuaj dhe pajisjen marrëse afër njëra-tjetrës që zonat e zbulimit të
NFC-së të çdo pajisje të prekin njëra-tjetrën. Kur pajisjet të lidhen, shfaqet një
miniaturë e faqes së uebit.
6
Trokitni lehtë te miniatura për të nisur transferimin.
7
Kur të mbarojë transferimi, faqja e uebit shfaqet në ekranin e pajisjes marrëse.
Skanimi i etiketave NFC
Pajisja juaj mund të skanojë lloje të ndryshme të etiketave NFC për të marrë informacione
shtesë, si p.sh. një adresë uebi. Për shembull, mund të skanojë etiketat e vendosura në
një poster, në një reklamë në pankartë ose pranë një produkti në një dyqan të shitjes me
pakicë.
Për të skanuar një etiketë NFC
1
Sigurohuni që pajisja ka funksionin NFC të aktivizuar dhe që ekrani është aktiv dhe
i shkyçur.
2
Vendosni pajisjen tuaj mbi etiketë, në mënyrë që zona e zbulimit NFC ta prekë atë.
Pajisja juaj skanon etiketën dhe shfaq përmbajtjen e mbledhur. Trokitni lehtë te
përmbajtja e etiketës për ta hapur atë.
Lidhja me një pajisje të përputhshme me NFC-në
Mund të lidhni pajisjen tuaj me pajisje të tjera të përputhshme me NFC-në të prodhuara
nga Sony, si p.sh. një altoparlant ose kufje. Kur krijoni këtë lloj lidhje, referojuni udhëzuesit
të përdorimit të pajisjes së përputhshme për më shumë informacione.