Sony Xperia X - Ekzekutimi i testeve diagnostikuese në pajisjen tuaj

background image

Ekzekutimi i testeve diagnostikuese në pajisjen tuaj

Aplikacioni Xperia™ Diagnostics mund të testojë një funksion të veçantë ose të

ekzekutojë një test diagnostikues të plotë për të kontrolluar nëse pajisja juaj Xperia™ po

funksionon siç duhet.
Xperia™ Diagnostics mund:

Të qaset në probleme të mundshme të harduerit ose softuerit në pajisjen tuaj Xperia™.

Të analizojë se sa mirë funksionojnë aplikacionet në pajisjen tuaj.

Të regjistrojë numrin e telefonatave të ndërprera gjatë 10 ditëve të mëparshme.

Të identifikojë softuerin e instaluar dhe të ofrojë hollësi të dobishme rreth pajisjes tuaj.

Aplikacioni Xperia™ Diagnostics është i parainstaluar në shumicën e pajisjeve Android™ nga

Sony. Nëse opsioni Diagnostikimi nuk është i disponueshëm nën

Cilësimet > Informacion mbi

telefonin ose nga menyja VEGLAT në aplikacionin Mbështetja, mund të shkarkoni një version

të lehtë duke përdorur aplikacionin Play Store™.