Gjetja e një pajisjeje të humbur
Nëse keni një llogari të Google™, shërbimi në ueb "Mbrojtja nga my Xperia" mund t'ju
ndihmojë të gjeni vendndodhjen dhe të siguroni pajisjen tuaj nëse e humbni. Nëse e keni
aktivizuar këtë shërbim në pajisjen tuaj, mund që:
•
Të gjeni vendndodhjen e pajisjes në një hartë.
•
Të realizoni tingëllimin e një sinjalizimi edhe nëse pajisja është në regjimin Mos shqetëso.
•
Të kyçni në largësi pajisjen dhe ta konfiguroni pajisjen që t'i shfaqë detajet tuaja të
kontaktit kujtdo që e gjen.
•
Të pastroni në largësi kujtesën e brendshme dhe të jashtme në pajisje, si zgjidhje e fundit.
Nëse e keni pastruar kujtesën e brendshme të pajisjes duke përdorur shërbimin në ueb
"Mbrojtja nga my Xperia”, duhet të hyni në një llogari të Google™ që është sinkronizuar më
parë në këtë pajisje herën tjetër kur të ndizni pajisjen.
Shërbimi "Mbrojtja nga my Xperia" mund të mos jetë i disponueshëm në të gjitha vendet ose
rajonet.
Për të aktivizuar Mbrojtjen nga my Xperia
1
Sigurohuni që të keni një lidhje aktive të të dhënave dhe aktivizoni shërbimet e
vendndodhjes në pajisjen tuaj.
2
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
3
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Ekrani i kyçjes dhe siguria > Mbrojtja nga
my Xperia > Aktivizo.
4
Shënoni kutinë e zgjedhjes për të pranuar kushtet e përgjithshme të shërbimit dhe
më pas trokitni lehtë te
Prano.
5
Nëse kërkohet, hyni në llogarinë tuaj të Google™ ose krijoni një llogari të re nëse
nuk e keni një të tillë.
6
Për të verifikuar nëse shërbimi Mbrojtja nga my Xperia mund ta lokalizojë pajisjen
tuaj, shkoni te
myxperia.sonymobile.com
dhe hyni duke përdorur llogarinë e
Google™ që po përdorni në pajisjen tuaj.
Nëse po e bashkëndani një pajisje me shumë përdorues, kini parasysh se shërbimi Mbrojtja
nga my Xperia është i disponueshëm vetëm për përdoruesin që ka hyrë si pronari i pajisjes.
Gjetja e një pajisjeje të humbur duke përdorur Menaxherin e pajisjes me
Android™
Google™ ofron një shërbim të vendndodhjes dhe sigurisë në ueb të quajtur Menaxheri i
pajisjes me Android™. Mund ta përdorni atë paralelisht ose si një alternativë të Mbrojtjes
nga my Xperia. Nëse humbisni pajisjen tuaj, mund të përdorni Menaxherin e pajisjes me
Android™:
•
Për të gjetur dhe treguar se ku ndodhet pajisja juaj.
•
Për t'i rënë ziles ose për të kyçur pajisjen, për të spastruar gjithçka në të ose për të
shtuar një numër telefoni në ekranin e kyçjes.
Për më shumë informacione mbi Menaxherin e pajisjes me Android™, shkoni te
www.support.google.com
.
Menaxheri i pajisjes me Android™ nuk funksionon nëse pajisja juaj është fikur ose nuk ka një
lidhje me internetin. Shërbimi i Menaxherit të pajisjes me Android™ mund të mos jetë i
disponueshëm në të gjitha shtetet ose rajonet.
20
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të aktivizuar Menaxherin e pajisjes me Android™
1
Nëse po e bashkëndani një pajisje me shumë përdorues, sigurohuni që të keni
hyrë si pronari.
2
Sigurohuni se keni një lidhje aktive të të dhënave dhe se shërbimet e
vendndodhjes janë aktivizuar.
3
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
4
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Google > Siguria.
5
Trokit lehtë te rrëshqitësit pranë
Gjeni këtë pajisje në largësi dhe Lejoni kyçjen
dhe spastrimin në largësi për të aktivizuar të dyja funksionet.
6
Nëse kërkohet, pranoni kushtet e përgjithshme duke trokitur lehtë
Aktivizo këtë
administrator të pajisjes.
7
Për të verifikuar se Menaxheri i pajisjes me Android™ mund ta lokalizojë pajisjen
tuaj pasi të aktivizoni shërbimin, shkoni te
www.android.com/devicemanager
dhe
hyni me llogarinë tuaj të Google™.
Mund të aktivizoni po ashtu Menaxherin e pajisjes Android™ nga
Ekrani i kyçjes dhe siguria
nën Administratorët e pajisjes.
21
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.