Sony Xperia X - Telefonatat e shumëfishta

background image

Telefonatat e shumëfishta

Nëse keni aktivizuar telefonatat në pritje, mund të administroni shumë telefonata në të

njëjtën kohë. Kur aktivizohet, ju njoftoheni nga një sinjal bip nëse merrni një telefonatë

tjetër.

Të dhënat celulare nuk janë të disponueshme gjatë telefonatave. Aplikacionet si posta

elektronike, interneti dhe rrjetet sociale do të funksionojnë nëse lidheni me një rrjet Wi-Fi.

Për të aktivizuar ose çaktivizuar telefonatën në pritje

1

Nga

Ekrani bazë, trokitni lehtë .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Telefonata > Cilësimet shtesë.

3

Për të aktivizuar ose çaktivizuar telefonatën në pritje, trokitni lehtë

Telefonata në

pritje.

Për t'iu përgjigjur një telefonate të dytë dhe të vini në pritje telefonatën në vazhdim

1

Kur dëgjoni bipe të përsëritura gjatë një telefonate, zvarriteni në të djathtë.

2

Trokitni lehtë

Vër në pritje telefonatën.

Për të refuzuar një telefonatë të dytë

Kur dëgjoni sinjale bip të përsëritura gjatë një telefonate, zvarritni në të majtë.

Për të bërë një telefonatë të dytë

1

Gjatë një telefonate në vazhdim, trokitni lehtë . Do të afishohet regjistri i

telefonatave.

2

Trokitni lehtë për të afishuar tastierën e telefonimit.

3

Futni numrin e marrësit dhe trokitni lehtë . Telefonata e parë vihet në pritje.

Për të ndërruar mes shumë telefonatave

Për të kaluar në një telefonatë tjetër dhe ta vini telefonatën aktuale në pritje, trokitni

lehtë

Në pritje.