Përdorimi i shërbimeve të vendndodhjes
Shërbimet e vendndodhjes i lejojnë aplikacionet si Hartat dhe kamerën të përdorin
informacione nga rrjeti celular ose Wi-Fi, si dhe informacionet e Sistemit të pozicionimit
global (GPS) për të përcaktuar vendndodhjen tuaj të përafërt. Nëse nuk jeni brenda një
vije të hapur shikimi me satelitët GPS, pajisja juaj mund të përcaktojë vendndodhjen tuaj
duke përdorur funksionin Wi-Fi. Nëse nuk jeni brenda rrezes së një rrjeti, pajisja juaj mund
ta përcaktojë vendndodhjen tuaj me anën e rrjetit celular.
Në mënyrë që të përdorni pajisjen tuaj për të gjetur se ku jeni, duhet të aktivizoni
shërbimet e vendndodhjes.
Mund të shkaktoni faturime për lidhjen e të dhënave kur lidheni me internetin nga pajisja juaj.
Për të aktivizuar ose çaktivizuar shërbimet e vendndodhjes
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë
Cilësimet > Vendndodhja dhe më pas trokitni te rrëshqitësi
për të aktivizuar ose çaktivizuar shërbimet e vendndodhjes.
Përmirësimi i saktësisë së GPS-së
Herën e parë që përdorni funksionin GPS në pajisjen tuaj, mund të duhen disa minuta që
të gjendet vendndodhja juaj. Për të ndihmuar kërkimin, sigurohuni se nuk ka pengesa
midis jush dhe qiellit. Qëndroni pa lëvizur dhe mos mbuloni antenën GPS (zona e
theksuar në imazh). Sinjalet GPS mund të kalojnë përmes reve dhe plastikës, por jo
përmes shumicës së objekteve të ngurta, të tilla si ndërtesat dhe malet. Nëse
vendndodhja juaj nuk gjendet brenda disa minutash, zhvendosuni në një vendndodhje
tjetër.